Ndërlidhjet

Su Ki në Shtetet e Bashkuara


Liderja e opozitës në Birmani, Aung Sa Su Ki.
Liderja e opozitës në Birmani, Aung Sa Su Ki.
Liderja e opozitës në Birmani, Aung Sa Su Ki, është nisur për në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të diskutojë përparimin e vendit të saj drejt reformave demokratike.

Ky është udhëtimi i saj i tretë jashtë vendit, prejse është liruar nga arresti shtëpiak në nëntor të vitit 2010.

Su Ki ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 1991, për luftën e saj për të sjellë demokracinë në Birmani.

Zyrtarja 67-vjeçare do të qëndrojë në SHBA për herë të parë që nga fillimi i viteve 1970, kur ka kaluar tre vjet si praktikante në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG