Ndërlidhjet

logo-print

Dempsi: Sulmet e brendshme të merren seriozisht


Gjenerali Martin Dempsi

Gjenerali Martin Dempsi

Shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë amerikane, Martin Dempsi, ka vlerësuar se sulmet e ushtarëve dhe policëve mashtrues afganë kundër pjesëtarëve të trupave aleate, është “një kërcënim shumë serioz” për përpjekjet e luftës në Afganistan.

Gjenerali Dempsi, mëtutje, tha se qeveria afgane duhet ta marrë këtë problem seriozisht, ashtu sikur edhe zyrtarët amerikanë dhe komandantët.

Këto komente u bënë, pasi një polic afganë i vrau katër ushtarë amerikanë, në provincën jugore Zabul.

Këtë vit, 51 ushtarë të jashtëm janë vrarë nga pjesëtarët e infiltruar të ushtrisë afgane.

Vetëm në muajin gusht, nga 12 sulme të këtilla janë vrarë 15 pjesëtarë të forcave të jashtme në Afganistan.
XS
SM
MD
LG