Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmi me bombë – dy të vrarë


Pamje nga kryeqyteti Bagdad

Pamje nga kryeqyteti Bagdad

Dy njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga sulmi me bombë, afër një xhamie në pjesën jugore të kryeqytetit të Irakut, Bagdad.

Raportohet se bomba ishte e vendosur në një automobil afër një xhamie në qytetin al-Hamza, 100 kilometra në jug të Bagdadit.

Sulmi ndodhi të dielën derisa njerëzit ishin mbledhur në ceremoninë e varrimit për një të vdekur.

Më se 100 vetë janë vrarë në gjithë Irakun, para një jave, nga një varg sulmesh në hapësirat kryesisht të banuara me popullatë myslimane shiite, pasi zëvendëspresidenti në ikje, Tarik al-Hashemi, në mungesë ishte dënuar me vdekje.
XS
SM
MD
LG