Ndërlidhjet

Kuvendi shtyn debatin për privatizimin për të enjten


Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës
Me shumicë votash, Kuvendi i Kosovës ka shtyrë për të enjtën debatin për privatizimin e ndërmarrjeve publike.

Kjo pikë ishte iniciuar nga subjekti opozitar, Lëvizja vetëvendosje, por gjatë seancës, ishte Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës kërkoi shtyrjen e debatit për shkak të mungesës së ministrave nga kabineti qeveritar.

Në emër të PDK-së, kërkesën për shtyrjen e debatit e prezantoi shefi i Grupit Parlamentar, Adem Grabovci.

Kundër kësaj kërkese u shprehen partitë opozitare, por me shumicë votash, Kuvendi vendosi në fund që ky debat të zhvendoset për seancën e të enjtes.
XS
SM
MD
LG