Ndërlidhjet

logo-print

Vazhduan protestat anti-amerikane


Pamje nga protestat anti-amerikane në Pakistan

Pamje nga protestat anti-amerikane në Pakistan

Protestat anti-amerikane, për shkak të një projekti privat filmik, që përqeshet me Profetin Muhamed, kanë vazhduar në disa vende myslimane, edhe gjatë ditës së sotme.

Në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, një person është vrarë, gjatë shkëmbimit të zjarrit ndërmjet protestuesve dhe policisë.

Disa qindra njerëz në protestën në Kabul të Asfganistanit, kanë brohoritur parulla antiamerikane, i kanë djegur gomat dhe kanë gjuajtur me gurë.

Në Xhakartë të Indonezisë, qindra njerëz janë përleshur me policinë, para shpërndarjes, pasi policia ka përdorë topa uji dhe të shtëna alarmi.

Në qytetin Medan të Indonezisë, protestuesit e kanë shkelur flamurin amerikan.

Në Jemen studentët kanë demonstruar jashtë Ambasadës amerikane dhe kanë kërkuar dëbimin e ambasadorit amerikan.

Numri i të vrarëve në këtë valë të protestave ka arritur në 18.
XS
SM
MD
LG