Ndërlidhjet

OKB: Në Siri, shkelje serioze të të drejtave humane


Siri - foto arkivi

Siri - foto arkivi

Kombet e Bashkuara kanë hartuar një listë të re të individëve dhe njësive të dyshuara për kryerjen e krimeve të luftës në Siri.

Një panel i pavarur, i emëruar nga Këshilli për të Drejta të Njeriut i OKB-së, ka paraqitur gjetjet sot në Gjenevë, duke thënë se shkeljet serioze të të drejtave humane në Siri janë në rritje e sipër.

Paneli i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të referojë situatën në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime.

Ai po ashtu ka konfirmuar praninë e militantëve islamikë në Siri, disa prej të cilëve “u janë bashkuar grupeve të armatosura anti-qeveritare, ndërsa të tjerët operojnë si të pavarur”.

Kreu i panelit, diplomati brazilian, Paulo Sergio, Pinheiro, ka thënë se militantët kanë tendencë të radikalizojnë rebelët.

Revolta kundër presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, ka nisur qysh në mars të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG