Ndërlidhjet

Pekini apelon për protesta të qeta mbi ishujt


Protestat në Kinë

Protestat në Kinë

Autoritetet kineze kanë ndërmarrë masa për të qetësuar protestat kundër Japonisë, në lidhje me ishujt e kontestuar.

Protestat e intensifikuara në fundjavë kanë kundërshtuar pretendimet e Japonisë për disa ishuj të pabanuar, që në kinë quhen Diaoyu, ndërsa në Japoni Senkaku.

Javën e kaluar, Japonia ka thënë se është duke blerë ishujt nga një pronar i tyre privat.

Protesta për ishujt, në Kinë ka pasur për javë të tëra, por njoftimi i fundit i Japonisë ka shkaktuar një valë përleshjesh.

Qeveria e Kinës ka bërë thirrje që protestat të jenë “të rregullta, racionale dhe të ligjshme”.

Të hënën, në Japoni ka qëndruar sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, i cili u ka bërë thirrje Tokios dhe Pekinit të zgjidhin çështjen me negociata.

“Jemi të shqetësuar me konfliktin që po zhvillohet për shkak të ishujve Senkaku. Mesazhi ynë është të nxisim qetësi dhe përmbajtje nga të gjitha palët”, ka thënë Paneta.
XS
SM
MD
LG