Ndërlidhjet

Stërvitje ushtarake në Gjirin Persik


Gjiri Persik - foto arkivi

Gjiri Persik - foto arkivi

Në Gjirin Persik kanë nisur stërvitjet ushtarake, në të cilat marrin pjesë anijet e 30 vendeve, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara.

Ushtria amerikane i ka konsideruar ato si manovrat më të gjera detare që janë mbajtur ndonjëherë në Lindjen e Mesme.

Ato ndodhin në mesin e tensioneve në rritje për programin bërthamor të Iranit.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka thënë të dielën se Irani është vetëm 6 ose 7 muaj larg të qenët në gjendje për të krijuar armë bërthamore.

Irani ka mohuar vazhdimisht një gjë të tillë, duke thënë se aktiviteti i tij atomik ka qëllime paqësore.

Komandanti i Lartë i Gardës Revolucionare të Iranit, gjenerali Muhamed Ali Jafari, ka paralajmëruar të dielën Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara kundër sulmeve eventuale, duke thënë se Teherani "do të përgjigjet me vendosmëri".
XS
SM
MD
LG