Ndërlidhjet

Jep dorëheqje themeluesi i IKEA-s


Logo e IKEA-s
Logo e IKEA-s
Themeluesi i gjigandit suedez të mobileve IKEA, Ingvar Kamprad, ka dhënë dorëheqje, duke dorëzuar kontrollin e firmës te tre djemtë e tij.

Kamprad ka marrë vendimin në ditëlindjen e tij të 86-të, raporton gazeta e Suedisë "Expressen".

Tre djemtë e tij, Peter, Jonas dhe Matias, deri më tash, kanë pasur profil të ulët në firmë.

Ingvar Kamprad ka themeluar IKEA-në në vitin 1943 dhe pasuria e tij llogaritet në 37.4 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG