Ndërlidhjet

ISAF-i heton vrasjet e civilëve afganë


Afganistan - pamje ilustruese
Afganistan - pamje ilustruese
Forca Ndihmëse e Sigurisë në Afganistan (ISAF) do të dërgojë një ekip në provincën Lagman, për të hetuar vrasjen e civilëve, si rezultat i një sulmi ajror të NATO-s.

NATO-ja ka konfirmuar sulmin e së dielës, ndaj “një grupi të madh të personave të armatosur, që kanë treguar qëllime armiqësore”.

Ajo ka thënë se sulmi ka vrarë disa kryengritës, porse ka shkaktuar edhe “vrasje të paqëllimshme të disa civilëve afganë”.

Autoritetet lokale afgane kanë thënë se sulmi ka vrarë tetë gra, që po mblidhnin drurë.

ISAF-i ka thënë se forca e koalicionit trajton seriozisht viktimat civile, duke shprehur “keqardhje të sinqerta” për familjet.
XS
SM
MD
LG