Ndërlidhjet

Dy parti opozitare bojkotojnë zgjedhjet në Bjellorusi


Minsk
Minsk
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bjellorusi ka kritikuar ashpër vendimin e dy partive opozitare për të tërhequr kandidatët e tyre nga gara për zgjedhjet parlamentare të 23 shtatorit.

Bashkimi Qytetar dhe Fronti Kombëtar kanë thënë se qeveria ka dështuar të lirojë të burgosurit politikë, duke u bërë thirrje qytetarëve të përmbahen nga pjesëmarrja në zgjedhje.

Sekretari i Komisionit të Zgjedhjeve, Mikalaj Lozovik, ka thënë se vendimi tregon “mosrespekt për votuesit” dhe “shpërfillje të ligjit”.

Sistemi politik në Bjellorusi kontrollohet fuqishëm nga presidenti Aleksander Lukashenko dhe vëzhguesit ndërkombëtarë dënojnë në mënyrë rutinore zgjedhjet e këtij vendi, duke i cilësuar ato si të padrejta.
XS
SM
MD
LG