Ndërlidhjet

500 kurdë të vrarë dhe të arrestuar në një muaj


Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka bërë të ditur se forcat turke të sigurisë kanë vrarë dhe arrestuar rreth 500 rebelë kurdë, gjatë muajit të kaluar.

Erdogan ka thënë se dhjetëra rebelë janë vrarë në 10 ditët e fundit, në një operacion të ushtrisë në qytetin Hakari.

Ai ka thënë se opeacionet kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) do të marrin fund vetëm kur rebelët të dorëzojnë armët.

PPK ka nisur lutë të armatosur për vetëqeverisë në juglindje të Turqisë më 1984.

Konflikti, deri më tash, ka marrë rreth 45,000 mijë jetë.

Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e cilësojnë PPK-në si organizatë terroriste.
XS
SM
MD
LG