Ndërlidhjet

Hoxhaj dënon sulmet në ambasada


Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj - foto arkivi

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj - foto arkivi

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes telegrameve të dërguara Sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Vestervelle, dhe sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Uilliam Hejg, ka dënuar ashpër sulmet ndaj ambasadave të këtyre shteteve në pjesë të ndryshme të botës.

Hoxhaj po ashtu ka shprehur "mbështetjen e plotë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj për angazhimet e fuqishme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tyre po bëjnë për zhvillimin e lirisë dhe demokracisë në të gjitha anët e botës".

Turma njerëzish në shumë vende të botës myslimane kanë sulmuar ambasadat e Perëndimit, në shenjë proteste ndaj një filmi anti-islamik, i prodhuar në SHBA.
XS
SM
MD
LG