Ndërlidhjet

logo-print

Anijet kineze drejt ishujve të kontestuar


Ilustrim

Ilustrim

Një flotë kineze e anijeve të peshkimit është nisur drejt ishujve në Detin e Kinës Lindore, në kohën kur tensionet për ishujt e kontestuar ndërmjet Pekinit dhe Tokios kanë arritur kulmin.

Rreth 1,000 anije peshkimi pritet të arrijnë të hënën vonë ose të martën herët në ishujt e pabanuar, që në Kinë njihen si Diaoyu, ndërsa në Japoni si Senkaku.

Kina është përfshirë nga protestat që kundërshtojnë pretendimet e Japonisë për pronësinë e ishujve.

Firma të mëdha japoneze, përfshirë Hondan, Panasonikun, Tojotan dhe Kanonin, kanë pezulluar punën në fabrikat në Kinë, pas sulmeve kundër tyre në fundjavë.

Dhuna ka pasuar njoftimin e Japonisë se është duke blerë ishujt nga pronarë privatë.
XS
SM
MD
LG