Ndërlidhjet

Hezbollahu kërcënon Shtetet e Bashkuara


Hasan Nasrallah

Hasan Nasrallah

Mijëra njerëz kanë protestuar në lagjet shiite të Bejrutit kundër filmit që tall Profetin Muhamed.

Lideri i Hezbollahut, Hasan Nasrallah, ka bërë një paratije të rrallë publike, duke thënë se “protestat do të vazhdojnë, derisa ky film nuk hiqet nga interneti”.

Ai ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara mund “të përballen me pasoja të rrezikshme në botë”.

Protestat në Liban kanë qenë të qeta, krahasuar me demonstratat e tjera që kanë tronditur të hënën botën myslimane.

Dy njerëz kanë humbur jetën në Pakistan, pas përleshjeve ndërmjet protestuesve dhe policisë.

Përleshje ka pasur edhe në Indonezi, Azerbajxhan dhe Afganistan.

Filmi “Pafajësia e Myslimanëve” është prodhuar në SHBA, ndërsa fragmente të tij paraqesin Muhamedin si “gjysmë budalla dhe të dhënë pas grave”.

Sulmet e turmave të zemëruara me filmin kanë çuar në vrasjen e ambasadorit amerikan në Libi, Kristofer Stivens, dhe të tre bashkëpunëtorëve të tij amerikanë.
XS
SM
MD
LG