Ndërlidhjet

Su Ki arrin në Uashington


Liderja e opozitës në Birmani, Aung San Su Ki.

Liderja e opozitës në Birmani, Aung San Su Ki.

Liderja e opozitës në Birmani, Aung San Su Ki, ka arritur në Uashington, ku do të nisë turneun trejavor në Shtetet e Bashkuara.

Laureatja e Çmimit Nobel, të martën, pritet të takohet me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton.

Një ditë më vonë, asaj do t’i jepet Medalja e Artë e Kongresit – njëri nga çmimet më të larta për qytetarët në Shtetet e Bashkuara.

Su Ki me zyrtarët amerikanë do të diskutojë përparimin e vendit të saj drejt reformave demokratike, pas disa dekadave të sundimit ushtarak.

Ky është udhëtimi i saj i tretë jashtë vendit, prejse është liruar nga arresti shtëpiak në nëntor të vitit 2010.

Shtëpia e Bardhë nuk ka deklaruar ende nëse presidenti Barak Obama do të takojë Su Kinë.
XS
SM
MD
LG