Ndërlidhjet

Terroristët “mund të kenë infiltruar ANEB-in”


Kreu i Agjencisë Bërthamore të Iranit, Fereidoun Abasi-Davani.
Kreu i Agjencisë Bërthamore të Iranit, Fereidoun Abasi-Davani.
Kreu i Agjencisë Bërthamore të Iranit ka thënë të hënën se “terroristët dhe sabotuesit” mund të kenë infiltruar Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), në përpjekje për të penguar programin atomik të Iranit.

“Terroristët dhe sabotuesit mund të kenë infiltruar agjencinë dhe të marrin vendime të fshehta. Ne duhet të informojmë Shkëlqesinë e tij, drejtorin e përgjithshëm, dhe kolegët e tij në lidhje me këtë çështje”, ka thënë Fereidoun Abasi-Davani.

Ai ka thënë se “sabotuesit kanë pasur në shënjestër dy objekte të rëndësishme bërthamore në Iran, duke bombarduar linjat e energjisë drejt tyre”.

Në konferencën e ANEB-it në Vjenë, Davani ka thënë se linjat e energjisë në kompleksin Fordov janë ndërprerë më 17 gusht nga shpërthimet.

Sipas tij, linjat drejt objektit Natanc janë ndërprerë po ashtu.

Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe vende të tjera druajnë se Irani mund të përdorë uraniumin e pasuruar për armë bërthamore – gjë që hidhet poshtë nga Teherani.

Komentet e Davanit vijnë një ditë para takimit në Stamboll të shefes për politikë të jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, dhe të kryenegociatorit të Iranit për çështje bërthamore, Saed Xhalili.
XS
SM
MD
LG