Ndërlidhjet

logo-print

Serbia para referendumit: Kosova ose Evropa?!


Ilustrim

Ilustrim

"Serbia do të vendosë për politikën e mëtejme rreth Kosovës pas mbledhjes së Asamblesë të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Nëse Brukseli këmbëngul për njohjen e pavarësisë së Kosovës, qytetarët do të vendosin", shkruan gazeta beogradase "Veçernje Novosti".

Duke u thirrur në burime të saj në Presidencë, gazeta thotë se kreu shtetëror është i vetëdijshëm se politika "edhe Kosova, edhe Bashkimi Evropian" është ndeshur për muri, pas kërkesave të Gjermanisë që Serbia të vendosë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore me Kosovën.

Nëse vihet kusht i hapur që Serbia faktikisht ta njohë Kosovën për të vazhduar integrimin në BE, nuk përjashtohet mundësia që në Serbi të mbahet referendumi me pyetjen: Kosova ose Evropa, shkruan "Veçernje Novosti".

Ditë më parë, zyrtarë gjermanë kanë thënë se Beogradi duhet të nënshkruajë një kontratë me Prishtinën, për të siguruar marrëdhëniet e mira fqinjësore.
XS
SM
MD
LG