Ndërlidhjet

Arabia Saudite bojkoton bisedimet për Sirinë


Damask - foto arkivi

Damask - foto arkivi

Fuqitë rajonale janë takuar për të diskutuar krizën në Siri. I ashtuquajturi “grup i kontaktit” sjell së bashku Turqinë, Arabinë Saudite, Egjiptin dhe Iranin.

Për arsye të panjohura, ministri i Jashtëm saudit, princi Saud al-Faisal, nuk ka ndjekur bisedimet në Kajro dhe nuk është dërguar askush për ta zëvendësuar.

Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Muhamed Kamel Amer, ka thënë se grupi i kontaktit ka vendosur të takohet sërish në Nju Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Ali Akbar Salehi, ka thënë se katër shtetet kanë një “rol të madh” për të luajtur në Siri.

Përfaqësuesi i Turqisë, ministri i Jashtëm, Ahmet Davutogllu, ka folur për nevojën e “pronësisë rajonale të çështjeve të rajonit”.

Turqia, Arabia Saudite dhe Egjipti kërkojnë largimin nga pushteti të presidentit sirian, Bashar al-Asad, por Irani e mbështet atë.

Fuqitë botërore nuk kanë ardhur ende te një pajtim për largimin e Asadit – regjimi i të cilit përballet me revoltën popullore qysh në mars të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG