Ndërlidhjet

logo-print

Franca vendos sot për fotot e dukeshës


Foto nga martesa e çiftit mbretëror.

Foto nga martesa e çiftit mbretëror.

Drejtësia franceze pritet të urdhërojë sot ndalimin ose jo të publikimit të mëtejshëm të fotografive gjysmëlakuriqe të dukeshës britanike.

Princi Uilliam dhe gruaja e tij, Kejt Midëllton, kanë ngritur rastin, pasi revista franceze “Closer” ka publikuar 14 fotografi, që tregojnë dukeshën gjysmë të zhveshur, në terracën e një vile në Francë.

Revista është pronë e ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berluskoni.

Avokati i çiftit mbretëror ka thënë se fotografitë janë kapur në një “moment shumë intim” dhe se nuk kanë vend në domenin publik.

Fotografitë janë publikuar edhe nga revista “Chi” në Itali, po ashtu pronë e Berluskonit, me titullin “Mbretëresha del lakuriq”.
XS
SM
MD
LG