Ndërlidhjet

Sulm vdekjeprurës pranë aeroportit të Kabulit


Afganistan
Afganistan
Një makinë bombë ka shpërthyer në afërsi të aeroportit ndërkombëtar të Kabulit.

Policia afgane ka thënë se sulmuesi ka shpërthyer eksplozivin pranë një furgoni, që bartte punonjës të huaj të aviacionit.

Raportet e fundit flasin për tetë shtetas të huaj të vrarë dhe një afgan.

Grupi afgan, Hezb-e-Islami, ka pranuar përgjegjësinë për sulmin.

Ai ka thënë se sulmi ka qenë përgjigje ndaj filmit që fyen Islamin.

“Pafajësia e Myslimanëve”, film i prodhuar në SHBA, ka nxitur protesta në gjithë botën myslimane.

Ai paraqet Profetin Muhamed si “gjysmë budalla dhe të dhënë pas grave”.
XS
SM
MD
LG