Ndërlidhjet

Kërcënime me bombë në aeroportin JFK


Aeroporti në Nju Jork
Aeroporti në Nju Jork
Për shkak të kërcënimeve me bombë, dy aeroplanë janë kontrolluar pas aterimit të tyre në aeroportin “John F. Kennedy” të Nju Jorkut.

Autoritetet thonë se nuk kanë gjetur eksplozivë dhe se kanë marrë në pyetje edhe pasagjerët.

Administrata për Sigurinë e Transportit ka konfirmuar se gjithçka ka qenë në rregull.

Mësohet se aeroplanët i përkisnin kompanisë “American Airlines” dhe se njëri fluturonte nga San Francisko, ndërsa tjetri nga Helsinki.
XS
SM
MD
LG