Ndërlidhjet

Rusi/Kore e V.: Marrëveshje për borxhet


Pamje nga Koreja e Veriut
Pamje nga Koreja e Veriut
Agjencitë e lajmeve në Korenë e Veriut thonë se kjo e fundit ka nënshkruar marrëveshje me Rusinë, në lidhje me borxhet që Phenjani i ka Moskës, por, megjithatë, nuk japin detaje për kushtet.

Borxhi i Koresë Veriore llogaritet në 11 miliardë dollarë dhe është grumbulluar gjatë kohës se ajo ka qenë shtet klient i Bashkimit Sovjetik.

Sipas mediave, dy vendet kanë zhvilluar bisedime për këtë çështje muaj më parë.

Raportet në Rusi thonë se Moska është pajtuar të shlyejë 90 për qind të borxhit verikorean, në këmbim të mundësisë për të investuar në Korenë e Veriut, në sektorin e energjisë, shëndetit dhe arsimit.
XS
SM
MD
LG