Ndërlidhjet

logo-print

Të jetosh me Fatwa-në

  • RFE /RL

Protestë në Teheran kundër Salman Rushdie, 1989

Protestë në Teheran kundër Salman Rushdie, 1989

Jeta në ndjekje e shkrimtarit të lindur në Indi, Salman Rushdie, që kur është përballur me kërcënimet me vdekje për librin e tij “Vargjet Satanike”, është subjekti kryesori librit të tij të ri, i cili del në shitje më 18 shtator.

Në këtë libër, autori 65 vjeçar, i cili sot jeton në SHBA, zbulon se si ka jetuar në 20 shtëpi të ndryshme strehimi në Britani dhe si ka realizuar vizita të fshehta te miqtë e tij, Ian McEwan dhe Hanif Kureishi.

Libri titullohet “Joseph Anton”, emrat të cilat Rushdie i ka zgjedhur kur është kërkuar prej tij që të ketë një pseudonim. Kjo nofkë burimin e ka te emrat Joseph Conrad dhe Anton Chekhov, të cilët Rushdie i cilëson si dy heronjtë e tij të letërsisë.

“Vargjet Satanike” është një novelë satirike dhe është frymëzuar pjesërisht nga jeta e Profetit Muhamed. (a.v.)

XS
SM
MD
LG