Ndërlidhjet

NATO pezullon operacionet me forcat afgane


Kabul, foto nga arkivi
Kabul, foto nga arkivi
Koalicioni i udhëhequr nga NATO në Afganistan tha se vendimi për të pezulluar operacionet e përbashkëta me forcat afgane është “i përkohshëm” dhe është si reagim ndaj “kërcënimit aktual”.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Filip Hamond tha se urdhri nuk është “zyrtarizuar’, por do të ketë “ndikim minimal” në operacione.

Gjenerali amerikan Xhejms Terri, komandant i lartë amerikan në Afganistan, ka lëshuar të martën një urdhër për pezullimin e operacioneve të njësitëve më të vogla se batalionet(800 trupa).

Vendimi është marrë në valën e incidenteve në të cilat ushtarët afganë dhe policia, apo kryengritës që paraqiten si ata, po ua kthejnë armët forcave të koalicionit.

Të paktën 51 trupa janë vrarë në të ashtuquajturat sulme të brendshme që nga fillimi i këtij viti.

NATO planifikon që të dorëzojë sigurinë te forcat afgane në fund të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG