Ndërlidhjet

Toyota, Nisan, Honda pezullojnë prodhimin në Kinë


Ilustrim

Ilustrim

Tri kompanitë japoneze më të mëdha prodhuese të makinave kanë pezulluar punën në fabrikat në Kinë, në mes të protestave anti-japoneze që kanë përfshirë Kinën për shkak të kontestit territorial mes dy gjigantëve aziatikë, njofton AFP.

Honda Motor ka thënë se i ka mbyllur përkohësisht pesë fabrikat e saj në Kinë pas demonstratave të dhunshme, derisa Nisani ka mbyllur përkohësisht dy nga tri fabrikat, ndërkaq Toyota ka ulur podhimin, por nuk ka dhënë detaje.

Dhjetëra mijëra protestues anti-japonezë kanë protestar në tërë Kinën në lidhje me ishujt e kontestuar, derisa Tokio ka thënë se 11 luftanije të qeverisë kineze kanë hyrë në zonë.

Lëvizja pason disa ditë protestash, disa nga të cilat të dhunshme, që kanë rritur shqetësimin dhe frikën ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG