Ndërlidhjet

Hejg: S'dorëzohemi para sulmeve të brendshme afgane


U.S. -- William Hague, foreign secretary of the United Kingdom, speaks at a news conference on the continuing situation in Syria, New York, 30Aug2012

U.S. -- William Hague, foreign secretary of the United Kingdom, speaks at a news conference on the continuing situation in Syria, New York, 30Aug2012

Sekretari i Jashtëm britanik, Uilljam Hejg, ka thënë se forcat aleate nuk do të dorëzohen ndaj sulmeve të brendshme në Afganistan.

Që nga fillimi i vitit, dhjetëra forca të misionit të udhëhequr nga NATO-ja janë vrarë nga ushtarët apo policët afganë, të cilët janë infiltruar në forcat e sigurisë dhe veprojnë në interes të kryengritësve talibanë.

“Ne nuk do të dorëzohemi ndaj sulmeve ‘të gjelbrit ndaj bluve’ . Ne do të përmirësojmë kapacitetin për t;u marrë me to, dhe këtë edhe po e bëjmë. Prandaj, nuk besoj se duhet të bëjmë ndryshime të mëdha në qasjen tonë ndaj Afganistanit, sepse duhet ta tejkalojmë këtë problem tash”, ka thënë Hejg para një komiteti paralmentar në Londër.

Sot, NATO ka pezulluar përkohësisht operacionet e përbashkëta me forcat afgane për shkak të kërcënimit.
XS
SM
MD
LG