Ndërlidhjet

IHT: Një vizion i ri i Evropës


Ilustrim
Ilustrim
A nuk jeni të lodhur nga leximi dhe dëgjimi i lajmit që thekson gjendjen e mjerueshme të Bashkimit Evropian dhe për shkatërrimin e pashmangshëm?, e shtrojnë pyetjen autorët e shkrimit në International Herald Tribune, dhe përgjigjen se “ata janë të lodhur”, dhe se Bashkimi Evropian do të kaloj, nëse veprohet tash.

Së bashku me ministrat e tjerë të jashtëm në Grupin Evropa e Ardhshme, ne e kemi finalizuar raportin se si të kapërcehet kriza, shkruajnë ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Polonisë, përkatësisht Guido Vestervelle dhe Radek Sikorski.

Sipas tyre, duhet të reformohet Bashkimi Ekonomik dhe Monetar, të trajtohet ndryshimi struktural dhe të rritet aftësia konkurruese. “Ne ftojmë për fuqi më të mëdha në nivelin e BE-së, për ta mbikëqyrur buxhetin e shteteve anëtare, që koordinimi ekonomik ndërmjet shteteve anëtare në fushat, që janë çelës për rritje dhe aftësi konkurruese të bëhen më tepër obliguese, dhe për ndërtimin e një mekanizmi efektiv mbikëqyrës për banka. Ne po ashtu besojmë se Mekanizmi Evropian Stabilizues duhet të zhvillohet mëtutje në Fond Monetar Evropian”, shkruajnë Vestervelle dhe Sikorski.

Për implementimin e këtyre hapave, që nënkuptojnë më tepër fuqi në nivelin evropian, mund të vazhdohet vetëm nëse këto veprime janë të legjitimuara në mënyrë demoktratike.

Mëtutje, është propozuar forcimi i Parlamentit Evropian dhe involvimi i parlamenteve kombëtare. Krijimi i një komiteti të përbashkët ndërmjet Parlamentit Evropian dhe parlamenteve kombëtare, mund t’i shërbej këtij qëllimi, shkruan International Herald Tribune.

Kriza në eurozonë buron pjesërisht nga arkitektura me të meta e Bashkimit Ekonomik dhe Monetar (BEM).

Displina buxhetore është çelës për forcimin e Bashkimit Ekonomik dhe Monetar. Një mekanizëm për të siguruar se të gjitha vendet anëtare u nënshtrohen rregullave është esencial. Politika fiskale e shëndoshë dhe buxhetet e balancuara janë diçka që duhet të kuptohet si domosdoshmëri, shkruan gazeta.

“Kuptohet se konsolidimi nuk duhet të lejohet ta pengoj rritjen. Shpirti i solidaritetit, aq i afërt me kulturën tonë evropiane, duhet të mbizotëroj, pasi ne jemi në këtë së bashku. Ne të gjithë kemi përfituar nga bashkimi, në një mënyrë ose tjetër. Ne jemi donatorët më të mëdhenj të ndihmës zhvillimore në botë. Ta ndihmojnë tash, poashtu, edhe vetveten”, shkruajnë Radek Sikorski dhe Guido Vestervelle.

Derisa bëhet riorganizimi i Bashkimit Ekonomik dhe Monetar, është, poashtu, tejet e rëndësishme që të mbetet i hapur për secilin që dëshiron të marrë pjesë.

Përgjigjja për enigmën aktuale është më tepër Evropë, e jo më pak. Pra një Evropë me më tepër aftësi garuese, më rezistuese ndaj krizave ekonomike dhe më e bashkuar në ballafaqim me sfidat e globalizimit.

Më tepër Evropë me institucione të fuqishme, nënkupton Evropën me një treg të vetëm të vërtetë, shkruan e përditshmja International Herald Tribune.

Megjithatë, prioritet yni duhet të jetë euroja. Ndalja e krizës është përgjegjësi e jona dhe ne do të angazhohemi në të.

Por, mbi këtë ambicie është që të sigurohemi se Evropa e luan një rol global, që korrespondon me forcën e saj ekonomike, shkruajnë Vestervelle dhe Sikorski në International Herald Tribune, dhe shtojnë se ne refuzojmë të lejojmë që BE-ja të jetë ashtu siç e ka përshkruar ish ministri i jashtëm i Belgjikës, Mark Eyskens, “shkurtabiq politik dhe krijesë e parëndësishme ushtarake”.

Do të duhet kohë për motivimin e shtetasve për implementimin e reformave të këtilla. Por, ajo që do të ndihmoj është që atyre tu jepet perspektiva, vizioni. Ky është vizioni ynë: që Evropa të jetë aktor i fuqishëm dhe lider global, i duhet edhe ndërtim i fuqishëm institucional, një sistem efektiv për ndarjen e autoriteteve.

Poashtu, i duhet presidenti i zgjedhur direkt i Komisionit Evropian, i cili personalisht i nominon anëtarët e “qeverisë evropiane” të tij, pastaj duhet një Parlament Evropian me autoritet, që ta inicoj legjislacionin, dhe Dhoma e Dytë për shtetet anëtare, shkruajnë, pos tjerash, Gvido Vestervelle dhe Radek Sikorski në International Herald Tribune.


Përgatiti: Fatmir Bujupi
XS
SM
MD
LG