Ndërlidhjet

Kriza Japoni-Kinë, Paneta kërkon shtensionim


Leon Paneta
Leon Paneta
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta ka vizituar Pekinin të martën, duke kërkuar qetësimin e tensioneve në mes të Japonisë dhe Kinës, për shkak të një kontesti mbi një grup ishujsh.

Paneta bëri thirrje për kontakte më të mëdha në mes të zyrtarëve të qeverive për të “reduktuar potrencialin për keqinterpretime”.

Vizita e Panetës në Kinë, vjen derisa vendi po shënon “incidentin e Kudentit” të vitit 1931, të cilin Japonia e pat përdorur si pretekst për ta pushtuar Mançurian.

Protestat kundër Japonisë janë raportuar në më shumë se 100 qytete.

Për t’i shtuar tensionet, dy aktivistë japonezë kanë ateruar dhe kanë qëndruar shkurtimisht në një nga ishujt qe është në qendër të kontestit territorial në mes të Japonisë dhe Kinës.

Qeveria e Japonisë tha në javën e kaluar se ka arritur një marrëveshje me një pronar privat për të blerë ishujt, që Japonia i quan Senkaku, ndërsa Kina Diaju.
XS
SM
MD
LG