Ndërlidhjet

Sllovakia ndalon alkoolin çek


Ilustrim
Ilustrim
Sllovakia ka ndaluar alkoolin e Republikës Çeke pas helmimit me alkoolin e kontaminuar me metanol, nga i cili kanë humbur jeten të paktën 21 persona në Republikën e Çekisë, ndërsa katër sllovakë janë shtruar në spital.

Autoritet sllovake i kanë quajtur këto masa parandaluese. Sllovakia nuk ka shënuar ndonjë rast të vdekjeve.

Ndryshe, vetë Republika Çeke ka ndaluar shitjen e alkoolit të rëndë, pas një valë vdekjesh të shkaktuara nga helmimi me metanol.

Dhjetëra njerëz janë shtruar në spitale, disa nga ta në gjendje kritike, pasi kanë pirë vodka dhe rum.

Problemi duket të jetë i përqendruar kryesisht në verilindje të Çekisë.
XS
SM
MD
LG