Ndërlidhjet

Vriten shtatë ushtarë turq


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Zyrtarët e sigurisë thonë se të paktën shtatë ushtarë turq u vranë dhe rreth 60 u plagosën nga një sulm me raketë mbi një kolonë ushtarake në juglindje të Turqisë.

Zyrtarët fajësuan kryengritësit e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, për sulmin.

Konvoji ushtarak po udhëtonte mes krahinave Bingol dhe Mus, në kohën kur është goditur.

Ushtria menjëherë nisi një operacion të mbështetur nga forcat ajrore kundër kryengritësve.

Sulmi erdhi një ditë pasi kryeministri Rexhep Tajip Erdogan tha të hënën se forcat turke kishin vrarë apo kapur rreth 500 kryengritës të PKK-së në muajin e fundit.

Rreth 45 mijë njerëz janë vrarë që kur PKK filloi luftën e saj të armatosur për vetqeverisje në juglindjen e Turqisë në vitin 1984.

Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë PKK-në- grup terrorist.
XS
SM
MD
LG