Ndërlidhjet

Shkup: Askush nuk i do shtetet me probleme


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Partitë politike në pushtet duhet të punojnë për zgjedhjen e kontesteve ndëretnike, në veçanti problemin e shfaqur së fundi me propozim - ligjin për forcat maqedonase të sigurimit, pasi kjo, përveç pasojave brenda vendit, mund të ketë reflektime negative edhe në procesin e integrimit.

Kështu vlerëson Bekim Kadriu, njohës i zhvillimeve ndërkombëtare, duke komentuar mesazhet e një dite më parë në Shkup të komisionerit për zgjerim të Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, i cili u shpreh i shqetësuar lidhur me krizën politike mes partnerëve të koalicionit qeveritar.

Kadriu thotë se BE-ja nuk dëshiron në radhët e saj shtete problematike, por demokraci të zhvilluara ku respektohen të gjitha të drejtat e bashkësive etnike.

Çdo krizë politike që ekziston jo vetëm në Maqedoni, por edhe në shtetet tjera, Bashkimi Evropian i përcjellë ato dhe normalisht se shpreh shqetësime për shkak se Unioni si Union i shteteve nuk dëshiron brenda shtete të reja që kanë probleme ndëretnike, dmth ai dëshiron të anëtarësojw shtete që kanë një stabilitet politik, ku të gjithë qytetarët janë të barabartë, gëzojnë të drejta të barabarta dhe ku ekziston dhe respektohet parimi i së drejtës”, u shpreh Bekim Kadriu.

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Fyle gjatë vizitës në Shkup në ka përshëndetur hapat e ndërmarrë në drejtim të përmbushjes së kritereve nga dialogu aderues BE-Maqedoni që është i pari i këtij lloji me një shtet aspirant për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Por, Fyle gjithashtu ka përmendur edhe kriterin kryesor që duhet zgjidhur, kontestin me Greqinë për çështjen e emrit.

Profesori universitar, Bekim Kadriu beson se pikërisht moszgjidhja e çështjes së emrit edhe këtë vit do të pamundësoj marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim pavarësisht faktit se tani disa vite me radhë Maqedonisë i përsëritet statusi i shtetit kandidat për anëtarësim.

Mendoj që kryeministri e përmend atë me qëllim që t’u tregojw qytetarëve se ekziston ndonjë shpresë, vetëm kaq. Negociatat apo data për fillimin e negociatave fare nuk përmendet në institucionet e Bashkimit Evropian dhe nuk do të ketë derisa nuk zgjidhet kontesti rreth emrit, mendoj se kjo është shumë e qartë”, u shpreh Kadriu.

Ndryshe, Komisioneri për zgjerim Fyle në pyetjen e Radios Evropa e Lirë, foli edhe për kompleksitetin e raporteve me Bullgarinë që sipas tij në BE shumë shpesh edhe po flitet.

Ai kërkoi nga institucionet zbatimin e politikës së fqinjësisë së mirë me të gjitha shtetet. Kjo nga qarqet analitike vlerësohet si mesazh për raporte të mira me Bullgarinë e cila pas disa problemeve në raportet ndërshtetërore ka paralajmëruar mundësinë e bllokimit të procesit integrues.

Denko Malevski, ish ministër i Jashtëm tha se porositë e këtilla duhet kuptuar seriozisht.

Duke marrë parasysh faktin se edhe Bullgaria është brenda Unionit, pra është në tavolinën ku merren vendimet dhe se zyrtarët e lartë të BE-së duhet të përfaqësojnë interesat e anëtarëve të tyre, është më se e sigurt se mund të vazhdojw trendi i kushtëzimeve, por, që kjo të mos ndodhë, ne duhet të mos shkaktojnë provokime”, tha Malesvski duke shtuar se si Greqia ashtu Bullgaria kontestojnë identitetin maqedonas.
XS
SM
MD
LG