Ndërlidhjet

Klinton pret Su Ki-në


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dhe liderja e opozitës në Birmani, Aung Su Ki, Uashington, 18 shttaor, 2012
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dhe liderja e opozitës në Birmani, Aung Su Ki, Uashington, 18 shttaor, 2012
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton e ka pritur lideren e opozitës së Birmanisë Aung San Su Ki në Departamentin e Shtetit në fillim të turneut të saj tre-javor në Shtetet e Bashkuara.

Klinton dhe laureatja e Çmimit Nobel për Paqe pritet të diskutojnë ndryshimet politike në Birmani dhe mundësinë që Uashingtoni të lehtësojë sanksionet e mbetura ekonomike kundër shtetit të Azisë Juglindore, i cili pas dekadave të sundimit represiv ushtarak ka filluar hapjen.

Shtetet e Bashkuara ka qenë në ballë të politikës perëndimore për t’u riangazhuar në Birmani, si përgjigje ndaj reformave demokratike.

Su Ki - e cila u lirua në vitin 2010 nga arrestit shtëpiak disavjeçar dhe pastaj është zgjedhur në parlament - do ta marrë të mërkurën Medaljen e Artë të Kongresit.

Asaj iu nda ky çmim në vitin 2008, derisa ishte ende në arrest shtëpie.
XS
SM
MD
LG