Ndërlidhjet

Dalin në shesh filmime tjera të fshehta të Romnit


Mit Romni
Mit Romni
Filmime tjera të fshehta të kandidatit republikan për president të SHBA-së, Mit Romni janë shfaqur të martën, derisa ai dëgjohet duke thënë se palestinezët “nuk kanë kurrfarë interesi në arritjen e paqes” me Izraelin.

Faqja e internetit e revistës Mother Jones ka postuar një video në të cilën Romni gjithashtu thotë se palestinezët janë të “përkushtuar për shkatërrimin dhe eliminimin e Izraelit” dhe se perspektiva për një zgjidhje dy-shtetërore për paqen në Lidnjen e Mesme është e zbehtë.

Revista ka cituar Romnin të ketë thënë se ai kundëtshton presionin ndaj Izraelit për të hequr dorë nga territoret e kontestuara si kusht për të arritur zgjidhje me palestinezët.

Filmimet nga ngjarja e njëjtë e muajit maj, shfaqin Romnin duke iu thënë donatorëve të pasur se gjysma e mbështetësve të Barak Obamës janë të varur nga qeveria dhe se roli i tij “nuk është që të shqetësohet për këta njerëz”.
XS
SM
MD
LG