Ndërlidhjet

Rasmusen: Masat në Afganistan të përkohshme


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen
Pezullimi i operacioneve të përbashkëta me forcat afgane si reagim ndaj sulmeve të brendshme është hap “i matur dhe i përkohshëm”, ka thënë shefi i NATO-s, Anders Fog Rasmusen.

Ai ka siguruar se strategjia e NATO-s në Afgnistan mbetet e pandryshuar.

Por, masat e ndërmarra sipas tij, kanë për qëllim mbrojtjen e trupave të NATO-s. Ai ka bërë këto komente pas bisedimeve me presidentin shqiptar, Bujar Nishanin, në selinë e NATO-s në Bruksel.

Vendimi është marrë në valën e incidenteve në të cilat ushtarët afganë dhe policia, apo kryengritës që paraqiten si ata, po ua kthejnë armët forcave të koalicionit.

Të paktën 51 trupa janë vrarë në të ashtuquajturat sulme të brendshme që nga fillimi i këtij viti.

NATO planifikon që të dorëzojë sigurinë te forcat afgane në fund të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG