Ndërlidhjet

Bullgari: Akuzohen 13 klerikë myslimanë


Imamët në procesin gjyqësor në Bullgari, 18 shtator, 2012

Imamët në procesin gjyqësor në Bullgari, 18 shtator, 2012

Trembëdhjetë myslimanë të Bullgarisë janë paraqitur të martën në gjykatë, në procesin gjyqësor nën akuzat se kanë predikuar forma radikale të islamit.

12 burra dhe një grua - imamë, myfti, dhe mësues –ngarkohen se kanë themeluar një degë lokale të grupit ekstremist, Al-Vakëf Al-Islami, në jug të vendit.

Organizata e financuar nga sauditët, me bazë në Holandë, dyshohet se ka lidhje me al-Kaidën.

Prokurorët thonë se 13 të pandehurit predikuan një ideologji radikale bazuar në mësimet e vijës së ashpër salafiste gjatë namazit në xhami dhe në takimet në kafene.

Të pandehurit mohojnë çdo keqbërje.

Rreth 300 përkrahës u mblodhën jashtë sallës së gjyqit në qytetin jugor të Pazarxhikut, në kohën kur filloi gjyqi kudnër tyre.

Këshilli Suprem Mysliman i Bullgarisë ka paralajmëruar se rasti mund të ndikojë në tolerancën fetare.

Rreth 13 për qind e popullsisë së Bullgarisë është myslimane.
XS
SM
MD
LG