Ndërlidhjet

logo-print

Shpërthime në Pakistan, 12 të vrarë


Karaçi

Karaçi

Të paktën 10 persona janë vrarë të martën nga një sulm me bombë në rajonet jugore dhe jug-perëndimore të Pakistanit, kanë njoftuar autoritetet.

Shumica e vrasjeve kanë ndodhur në Karaçi ku kanë shpërthyer dy bomba në zonën e frekuentuar tregtare të Haidrit. Policia tha se shpërthimet kanë qenë të telekomanduara.

Në incident tjetër, një autobus me pelegrinë shiitë të Iranit është goditur me bombë në qarkun Mastung. Dy persona janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur, njofton DPA.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet.
XS
SM
MD
LG