Ndërlidhjet

Franca kërkon përmbajtje mbi 'karikaturat e profetit'


Kryeministri francez Zhan Mark Ero
Kryeministri francez Zhan Mark Ero
Kryeministri francez Zhan Mark Ero ka kërkuar përgjegjëshmëri pasi që e përjavshmja satirike Charlie Hebdo ka bërë publike planet se do të publikojë karikaturat e profetit Muhamed.

“Kryministri konfirmon kundërshtimin e tij përballë cdo ekscesi dhe bën thirrje që secili të jetë i përgjegjshëm”, citon AFP një deklaratë të zyrës së tij.

Franca, me të paktën katër milionë myslimanë e ka komunitetin më të madh islamik në Evropë.

Ndërkohë, planet për publikimin e karikaturave vijnë në kohën kur protesta anti-amerikane janë duke u zhvilluar gjithandej në botën msylimane, si reagim ndaj një filmi amator që tall profetin Muhamed.

Feja islame ndalon çdo përshkrim të Muhamedit.
XS
SM
MD
LG