Ndërlidhjet

Obama reagon ndaj komenteve të Romnit


Presidenti amerikan Barak Obama dhe kandidati repulbikan pë president të SHBA-së, Mit Romni
Presidenti amerikan Barak Obama dhe kandidati repulbikan pë president të SHBA-së, Mit Romni
Presidenti amerikan Barak Obama ka komentuar deklaratat e incizuara fshehtas të konkurrentit të tij republikan, Mit Romni.

Në muajin maj, Romni iu tha mbështetësve të tij të pasur se 47 për qind e njerëzve do të votojnë për Obamën gjithsesi, dhe se ata “besojnë se janë viktima.”

Romni ka shtuar se puna e tij është që “të mos shqetësohet për ata njerëz.”

Duke u paraqitur në një televizion amerikan, Obama tha se kushdo që dëshiron të jetë president duhet të “punojë për të gjithë, jo vetëm për disa.”

Edhe palestinezët kanë reaguar ndaj komenteve të Romnit të bëra në të njëjtën ngjarje për ngritje fondesh në maj, se ata “nuk kanë asnjë lloj interesi” për paqe me Izraelin.

Kryenegociatori palestinez Saeb Erakat i tha AFP-së se komentet nga Romni ishin “absolutisht të papranueshme”.
XS
SM
MD
LG