Ndërlidhjet

Francë: Publikohen karikatura të profetit Muhamed


Ilustrim
Ilustrim
E përjavshmja satirike franceze Charlie Hebdo tha se edicioni i fundit i revistës përmban karikatura të profetit Muhamed.

Botuesi i së përjavshmes, që fillimisht ishte një karikaturist i njohur me emrin Charb, tha se imazhet do të “shokojnë ata që duan të jenë të shokuar”.

Ai tha se karikaturat paraqiten në edicionin e së mërkurës.

Vendimi i revistës për të publikuar karikaturat vjen në mes të protestave në vendet myslimane kundër një video të lire, të bërë privatisht në SHBA e cila tall profetin Muhamed.

Kryeministri francez Zhan Mark Ero ka kërkuar përgjegjshmëri.

“Kryministri konfirmon kundërshtimin e tij përballë cdo ekscesi dhe bën thirrje që secili të jetë i përgjegjshëm”, citon AFP një deklaratë të zyrës së tij.

Franca, me të paktën katër milionë myslimanë e ka komunitetin më të madh islamik në Evropë.
XS
SM
MD
LG