Ndërlidhjet

Filmi anti-islamik, sauditët bllokojnë YouTube


Logo e YouTube
Logo e YouTube
Arabia Saudite po e ndalon qasjen në YouTube për të bllokuar kështu qasjen te videoja anti-islamike.

Agjrncia zyrtare saudite e lajmeve njoftoi se mbretëria ka dërguar një kërkesë në Google, që ka në pronësi edhe YouTube, për të “fshehur” të gjitha lidhjet që përmbajnë videon, e cila është prodhuar në Shtetet e Bashkuara dhe që tall profetin Muhamed.

Google nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së AP-së për ta komentuar këtë.

Google ka bllokuar qasjen në video në Libi dhe Egjipt pas dhunës së atjeshme, si dhe në Indonezi dhe Indi, meqë tha se videoja shkel ligjet në ato vende.
XS
SM
MD
LG