Ndërlidhjet

Obama kërkon nga vendet islamike t'i mbrojnë amerikanët


Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan Barak Obama iu ka bërë thirrje vendeve myslimane që të bëjnë më shumë në mbrojtjen e amerikanëve jashtë shtetit, pas një serie sulmesh mbi ndërtesat diplomatike amerikane.

Obama ka bërë këto komente në një televizion amerikan.

Protestuesit kanë sulmuar ambasadat amerikane dhe kanë djegur flamuj amerikanë, pasi që një video e bërë në SHBA nxiti një sulm mbi konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë, gjatë të cilit u vra ambasadori amerikan Kristofer Stivens dhe tre amerikanë të tjerë.

Obama, që ka urdhëruar masa të ashpra sigurie në misionet amerikane, e ka quajtur videon “ofenduese”, por ka thënë se ajo nuk është justifikim për dhunën.
XS
SM
MD
LG