Ndërlidhjet

logo-print

Brahimi: Kriza në Siri po përkeqësohet


Ndërmjetësi i OKB-së dhe i Ligës Arabe për Sirinë, Lakdar Brahimi

Ndërmjetësi i OKB-së dhe i Ligës Arabe për Sirinë, Lakdar Brahimi

Ndërmjetësi i OKB-së dhe i Ligës Arabe për Sirinë, Lakdar Brahimi, tha se kriza siriane është duke u përkeqësuar dhe kërcënon ta destabilizojë rajonin e gjerë.

Ai edhe njëherë iu bëri thirrje të gjitha palëve në konflikt që të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje për krizën,

Komentet e tij për televizionin Al Jazeera vijnë pas vizitës së tij në kampet e refugjatëve në Jordani.

Vizita e tij në kamp vjen një ditë pasi që ka takuar privatisht shefin e Ligës Arabe, Nabil Elarabi në shtëpinë e këtij të fundit në Kajro.

Brahimi ka takuar edhe presidentin Bashar Asad të shtunën për herë të parë që kur zvendësoi Kofi Ananin si përfaqësues ndërkombëtar për Sirinë.
XS
SM
MD
LG