Ndërlidhjet

Kinë: Dëmtohet makina e ambasadorit amerikan


Kinë...
Kinë...
Departamenti Amerikan i Shtetit tha se rreth 50 protestues në Pekin kanë rrethuar makinën e ambasadorit amerikan në Kinë, duke i shkaktuar dëme të vogla asaj.

Ambasadori Geri Lok nuk është lënduar, por diplomatët kanë shfaqur shqetësimin te Ministria e Jashtme kineze në lidhje me incidentin.

Grupi ishte pjesë e mijëra kinezëve që u përfshinë në demonstratat anti-japoneze, që kaluan edhe afër ambasadës amerikane.

Njerëzit në tërë Kinën u përfshinë në protesta në ditët e fundit për shkak të vendimit të Japonisë, për të blerë dis ishuj, për të cilat ka pretendime edhe Kina.

SHBA, që është aleat i Japonisë, ka qenë në shënjestër të zemërimit kinez.
XS
SM
MD
LG