Ndërlidhjet

Vdes lideri veteran komunist spanjoll


Harta e Luftës Civile në Spanjë, 1936, në të cilën ka luftuar ish ldieri komunist, Santiago Karrilo
Harta e Luftës Civile në Spanjë, 1936, në të cilën ka luftuar ish ldieri komunist, Santiago Karrilo
Lideri veteran i Partisë Komuniste Santiago Karrillo, figura e vetme e mbijetuar e Spanjës, që ka luftuar aktivisht në luftën civile të vitit 1936-1939, ka ndërruar jetë në moshën 97 vjeçare.

Partia Komuniste spanjolle tha se ai ka vdekur në shtëpinë e tij në Madrid.

Karrillo iu ka bashkuar partisë Komuniste në vitin 1936 dhe i ka udhëhequr forcat republikane në Madrid që i rezistonin fashistëve gjatë luftës.

Pasi që forcat e Francisko Frankos fituan luftën, Karrillo iku në ekzil, ku ndihmoi në organimin e rezistencës kundër diktaturës.

Ai e ka udhëhequr Partinë Komuniste nga viti 1960 deri më 1982.

Ai është dashur të presë deri në vdekjen e Frankos, për t’u kthyer në Spanjë në vitin 1975.

Karrillo ka vazhduar pjesëmarrjen aktive në jetën politike të Spanjës duke shrkuar ese dhe duke marrë pjesë në seminaret politike edhe në vitet e 90-ta të tij.
XS
SM
MD
LG