Ndërlidhjet

Paneta takon liderin e ardhshëm kinez


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta ne takim me nenpresidentin kinez Shi Xhinping,Pekin, 19 shtator, 2012

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta ne takim me nenpresidentin kinez Shi Xhinping,Pekin, 19 shtator, 2012

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta u takua me udhëheqësin e ardhshëm kinez Shi Xhinping, i cili vetëm pak ditë më parë u rishfaq pas një zhdukje të mistershme dy-javore.

Takimi në Pekin është pjesë e turneut të gjatë të Panetës në Paqësorin Aziatik, në një fushatë për të rritur fokusin ushtarak amerikan në rajon.

Në deklaratat e përsëritura të kësaj jave, Paneta ka theksuar se fokusi i ri në Azi nuk është i drejtuar ndaj Kinës.

Por, SHBA ka pasur shqetësime të vazhdueshme në lidhje me dominimin ekonomik dhe tregtar në rritje të Kinës në rajon.
XS
SM
MD
LG