Ndërlidhjet

Prishtinë: Samiti Ndërkombëtar i Gruas nis punimet më 4 tetor


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga


“Partneriteti për Ndryshim – Fuqizimi i Gruas” , është tema e Samitit Ndërkombëtar të Gruas, punimet e të cilit do të zhvillohen në Prishtinë, nga 4 deri më 6 tetor të këtij viti.

Organizatore dhe nikoqire e këtij samiti është presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kurse mbështetja financiare do të sigurohet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombnëtar, USAID, paralelisht me mbështetjen organizative të Institutit Kombëtar Demokratik, NDI.

Punimet e samitit do t’i hap ish sekretarja amerikane e shtetit, Medlin Olbrajt, me një adresim për rëndësinë e gruas si faktor kyç në zhvillimin e një shteti.

Në punimet e samitit, gjatë të cilit do të ketë edhe diskutime panelistësh nga më të ndryshmit, do të jenë të pranishëm rreth 200 pjesëmarrës nga Kosova, rajoni, Evropa, Lindja e Mesme, Azia dhe Amerika.

Në presidencën e Republikës së Kosovës njoftojnë se “pjesëmarrësit kanë nivel të lartë të përfaqësimit nga institucionet qeveritare, liderë politikë, liderë të shoqërisë civile dhe fushës së ekonomisë, të cilët me lidershipin dhe kurajon e tyre kanë ndikuar në trendet vendore dhe globale”.

Temat që do të ngriten gjatë punimeve të këtij samiti ndërkombëtar, i pari i këtij lloji në Kosovë dhe rajon, kanë të bëjnë me të drejtën pronësore dhe qasjen e gruas në burime, fuqizimin e saj ekonomik dhe barrierat kushtetuese dhe elektorale të pjesëmarrjes së gruas në politikë dhe vendimmarje.

Një pjesë e veçantë do t’i kushtohet edhe diskutimeve për rolin që gruaja ka në luftën kundër korrupsionit, në sigurin dhe drejtësi.

Temë e cila do të trajtohet në kuadër të Samitit Ndërkombëtar “Partneriteti për Ndryshim-Fuqizimi i Gruas” është edhe roli i gruas në luftimin e korrupsionit, siguria dhe drejtësia si dhe reforma në sektorin e sigurisë.
XS
SM
MD
LG