Ndërlidhjet

Rusi: USAID ka synuar “ndikimin e politikës”


Moska ka thënë se e ka dëbuar Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara (USAID) nga Rusia, për shkak të përpjekjeve për të ndikuar në politikën ruse dhe në zgjedhje.

Ministria e jashtme e Rusisë sot e ka akuzuar USAID-in për synim për të “ndikuar në proceset politike, përfshirë zgjedhjet e llojeve të ndryshme, dhe në institucionet e shoqërisë civile nëpërmjet të shpërndarjes së ndihmave financiare”.

Nga ana tjetër, Uashingtoni ka shpallur dje se Moska ka urdhëruar mbylljen e agjencisë USAID.

“Derisa prania fizike e USAID-it tonë në Rusi po mbyllet, ne mbetemi të përkushtuar për mbështetjen e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe për zhvillimin e shoqërisë civile më të fuqishme në Rusi. Ne shpresojmë ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë me organizatat joqeveritare ruse”, tha Viktoria Nuland, zëdhënëse e Departamentit amerikan të shtetit.
XS
SM
MD
LG