Ndërlidhjet

Indi: Provë e suksesshme e raketës së re atomike


Lansimi i raketës së Indisë Agni-IV
Lansimi i raketës së Indisë Agni-IV
India thotë se sot me sukses e ka bërë provën e raketës së re balistike Agni-IV.

Raketa është lansuar nga një ishull në bregun lindor të Indisë.

Mediat lokale kanë raportuar se rreze-veprimi i kësaj rakete, që mund të bartë bomba atomike, është 3500 kilometra.

Kjo provë e raketës Agni-IV u bë pasi Pakistani fqinj, të hënën, me sukses e testoi raketën e tipit Hatf-VII Babur, me rreze-veprimi afro 700 kilometra, që poashtu mund të bartë bombë atomike.
XS
SM
MD
LG