Ndërlidhjet

Pakistan: E premtja – ditë nderimi për Profetin Muhamed


Pamje nga protesta në Peshavar të Pakistanit pas intervenimit të policisë

Pamje nga protesta në Peshavar të Pakistanit pas intervenimit të policisë

Qeveria e Pakistanit sot u ka bërë thirrje myslimanëve në këtë vend, që këtë të premte ta shndërrojnë në një ditë zyrtare të “shprehjes së dashurisë për Profetin”.

Kjo lëvizje po bëhet në përgjigjje të një projekti filmik me buxhet të ulët, i prodhuar në Shtetet e Bashkuara, që ka shkaktuar zemërim në mesin e myslimanëve në mbarë botën, për fyerjen e Profetit Muhamed.

Disa parti islamike në Pakistan kanë bërë thirrje për protesta ditën e premte, për ta shprehur zemërimin e tyre kundër filmit me titull “Pafajësia e Myslimanëve”.

Afro 20 vetë janë vrarë në protestat në disa vende islamike, prej se filmi ishte paraqitur në YouTube.

Tashmë disa shtete e kanë bllokuar qasjen në këtë faqe në Internet.
XS
SM
MD
LG